“Eco Guerilla” kërkon takim me kryeministrin

Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla” po kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev. Aktivistët e organizatës që u vu në ballë të përpjekjeve për ta shpëtuar Pollogun nga tymi dhe smogu, tashmë thonë se do të vazhdojnë përjekjet që edhe me Qeverinë e re të arrijnë suksese.

“Duam që t’ju njoftojmë personalisht se gjatë 4 viteve të kaluara, organizata e jonë ka qenë e mobilizuar për këtë të drejtë themelore qytetare. Falë ngritjes së vetëdijes dhe zbatimit të ligjit, sot Tetova ka ajër për 56% më të mirë krahasuar me kohën kur punonte ndotësi kryesor.

Çështje për t’u diskutuar janë edhe masat urgjente që duhen ndërmarrë për të arritur një mjedis edhe më të pastër jetësor, jo vetëm në Rajonin e Pollogut por edhe në nivel nacional”, thuhet në letër. Lëvizja “Eco Guerilla” shpreson që të vazhdojë dialogun e filluar për të kapërcyer këto sfida. /SHENJA/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply