E turpshme: BDI nuk arriti ta bind LSDM-në për “Shtëpinë e Alfabetit” dhe universitetin “Nënë Tereza”

Qeveria e Maqedonisë ka paraqitur në Kuvend propozimin për rishikimin e buxhetit, me të cilin synon të zvogëlojë në masë të madhe harxhimet joproduktive, reklamat qeveritare, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit të zyrtarëve, e të gjitha këto me qëllim realizimin e projekteve të ekzekutivit të ri që drejtohet nga Zoran Zaev.

Nga partitë në pushtet, vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka paraqitur tri amendamente, e që kanë të bëjnë me rritjen e fondeve për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Shtëpinë e Alfabetit në Manastir dhe një amendament për Qendrën për menaxhim me kriza, që drejtohet nga kuadër i kësaj partie.

Një gjë e tillë është konsideruar e turpshme ngaqë BDI nuk ka arritur që ta bind partnerin e saj qeveritar, LSDM – në që t’i parasheh në kuadër të programit qeveritar rritjen e fondeve për Universitetin “Nënë Tereza” dhe për invetimet në “Shtëpinë e Alfabetit”.

Portali Sakte.net raportoi se BDI kërkoi 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply