A e ndihmoi Noizyn për kontratë i njohuri si Party King, Sado Maksuti?

Këngëtarja e njohur Enca kishte thënë se ka nënshkruar kontratë me Universal Music Group, duke e quajtur këtë një sukses shumë të madh në karrierën e saj, ndërkohë që dy ditë më parë të njëjtën gjë e ka bërë edhe Rigels Rajku i njohur si Noizy.

Ndonëse këto lidhje nuk janë dhe aq të lehta sa mund të mendohen tek skena muzikore shqiptare, ne mësuam se kush ka qenë ndërmjetësuesi i kësaj lidhje mes Universal Music Group dhe këngëtarëve Noizy dhe Enca.

Ky është Elsadat Maksuti-Sado, një nga organizatorët më të suksesshëm në Zvicër, me prejardhje nga një fshat i Gostivarit në Maqedoni Dobërdoll, ka qenë ndërmjetësuesi në këtë drejtim ndërkohë që e gjithë lidhja kryesore që ka mundësuar nënshkrimin e këtyre dy kontratave mes Universal Music Group dhe Noizyt e Encës në anën tjetër të përfaqësuar nga menaxheri i tyre Gjoni, i cili po ashtu ka ecur punën në kuadër të kompanisë së tij, Swiss Artist Events.

Ndryshe mediat dhe tëg gjithë sidomos në Zvicër e njohin Sado Maksutin si Party King, ndërsa ai është mik edhe me artistë super të njohur internacional e ka qenë i pari që ka sjellë në skenën e Zvicrës si 50 Cent, Rita Ora, Snoop Dog, Pit Bull e shumë e shumë të tjerë.BS

Image


Loading...
Propellerads

Leave a Reply