Diplomati Rushiti: Ziadin Sela me 4 fytyra, ka humb kontakt me realitetin!

Diplomati shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Fatlum Rushiti, i njohur për lobimin e tij të fuqishëm për çështjen shqiptare, ka goditur fuqishëm Ziadin Selën duke thënë se ka humbur kontaktin me realitetin dhe se po ndryshon qëndrimet e tij pandërprerë. Rushiti ka akuzuar Selën se po sillet sikur të ketë katër e më tepër identitete, pasi ndryshe po sillet në qeveri, ndryshe me ndërkombëtarët, në tubime etj. Ja çka ka shkruar Rushiti në faqen e tij:

Ziadin Sela i ndërron qëndrimet nonstop. Sinqerisht nuk e kuptoj çka synon. Bashkëqeveris me BDI-në, ndërsa i kritikon nëpër tubimet, ankohet se janë kriminela. Ziadin, kur e dije se janë të tillë, pse u fute pa kushte në qeveri me ato? Edhe ky ka filluar ta humb kontaktin me realitetin. Para syrit të popullit tregohet nacionalist, me pushtetin bashkëpunëtor, me të jashtmit tregohet liberal, në tubime kundër qeverisë. Luan rolin e katër gjërave të ndryshme.”./FAKTE.Net



Loading...
Propellerads

Leave a Reply