De Niro për Trumpin: Tani nuk mund ta grushtoj sepse është president

Aktori Robert De Niro ka thënë se tani nuk e ka mundësinë që ta grushtojë Donald Trumpin sepse tani është president, teksa ka shtuar se do të analizojë se çfarë do të bëjë Trumpi si president.

 De Niro ishte i ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel për të folur rreth mendimeve të tij për fitoren e befasishme të Trumpit në garën presidenciale.

Aktori veteran para se të zgjidhej Trumpi president, kishte thënë se me dëshirë do ta grushtonte atë ndërsa e quajti “idiot, katastrofë kombëtare dhe turp për shtetin”, transmeton Koha.net.

“A do ta grushtoje tani Donald Trumpin?” e pyeti Kimmeli De Niron. “sepse tani arrestohesh për këtë veprim, apo jo?”

“Tani nuk mund ta bëjë sepse është president. Duhet ta respektoj këtë pozitë… veç do ta shoh se çfarë do të bëjë ai. Dhe siç e kemi parë në shumë qytete, ka shumë pakënaqësi dhe po protestohet ndaj tij”, ka thënë De Niro.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply