Costa thyen heshtjen, ka një mesazh për Chelsean

Diego Costa nuk dëshiron të rikthehet në Chelsea.

Përkundër ftesës nga skuadra kampione e Premierligës që të paraqitet në stërvitje, sulmuesi ka thënë se dëshiron të transferohet te ish ekipi i tij, Atletico Madrid.

“Destinacioni im tashmë është vendosur. Më duhet të kthehem në Atletico Madrid”, deklaroi Costa në një komunikatë, përcjell “lajmi.net”.

“Chelsea nuk dëshiron të më lirojë. Por, besoj se kjo situatë do të zgjidhet pas rikthimit tim në Spanjë”, theksoi ai. /Lajmi.net/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply