Brosnan, 007-a qan vdekjen e së bijës

pierce brosnan

Një tjetër dhembje e madhe në familjen e aktorit Pierce Brosnan. Agjenti më i famshëm 007, i ka thënë lamtumirë vajzës së tij Charlotte, e cila ishte 42 vjeçe. Ajo ndërroi jetë nga një kancer në mitër.

Përmes një deklarate për mediat aktori ka thënë: “Më 28 qershor, në orën 14:00, vajza ime e dashur Charlotte Emily, kaloi në jetën e përtejme… Ajo luftoi me kancerin me kurajë, dinjitet dhe humanizëm të madh. Në zemrat tona rëndon një dhembje e madhe për humbjen e njeriut tonë të bukur e të shtrenjtë”.

Edhe gruaja e parë e Brosnan-it, Cassandra Harris, nëna e Charlotte-s, ndërroi jetë 22 vite më parë nga e njëjta sëmundje. Pierce, që nuk ishte babai natyral i Charlotte-s dhe vëllait të saj Christopher, i birësoi ata menjëherë pas vdekjes së bashkëshortes, nga e cila kishte edhe një djalë Sean.


TAG

Loading...
Propellerads

Leave a Reply