“Brat Lube” masakroi shqiptarët, LSDM e mbron me mish e me shpirt

Nesër shënohet 16 vjetori nga masakra e Lubotenit. Më 12 gusht të vitit 2001, në fshatin Luboten të Shkupit u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së forcave maqedonase të sigurisë, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe fëmija 6 vjeçar, Erxhan Aliu. Viktimat e tjerë të masakrës së Lubotenit edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili. Gjithashtu u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Shqiptarët e dijnë fort mirë se ishte Lube Boshkovski, në atë kohë Ministër i Brendshëm, i cili dha urdhërin për ekzekutimin e masakrës. Mirëpo, LSDM-ja që nga koha kur ishte opozitë dhe kur publikonte ‘bombat’, rastin e arrestimit të Lube Boshkovskit- ‘Brat Lubes’, e kishte prioritar, edhe atë para rasteve të montuara ndaj shqiptarëve. Gjithasthu, për arrestimin e Boshkovski, Prokuroria Speciale publike hapi rastin ‘Tortura’, duke lënë anash rastet ‘Monstra’, ‘Sopoti’, ‘Kumanova’, etj.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply