Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar

“Sot kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, u takuan me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar. Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimi i punës së Parlamentit.

Kasami e njoftoi z. Zhboagar për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive.
Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”
, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply