Bekim Laçi: Për shqiptarët opozita është më se e nevojshme. Ja pse

Gazetari i njohur Bekim Laçi ka komentuar vendimin e Lëvizjes BESA për mbetje në opozitë. Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Laçit: “Mbetja e Besës në opozitë nuk është dhe aq tragjike sikur fillimisht e përjetuan shumë aktivistë të saj, të cilët janë viktima të mendësisë së instaluar se hyrja në qeveri duhet të jetë prioritet mbi prioritetet, qoftë edhe pa kushte. Unë si qytetar i Maqedonisë, në veçanti si shqiptar, si asnjëherë më parë kam nevojë për një opozitë të mirëfilltë dhe jo të kontrolluar siç ka qenë deri më tani, ndërkohë që sërish vërejmë tendenca të tilla. Takimi Ahmeti- Thaçi kishte pikërisht këtë qëllim, të bëjë nga Thaçi një Feniks, mbase deklarata e Aliut se Menduhi ka detyrime që dalin nga nënshkrimi I tij në dokumentin e Përzhinës, nuk mund të trajtohet ndryshe. Menduhi është nënshkrues I dokumentit vetëm nga fakti se ishte opozita e vetme në atë kohë, të cilin primat e ka humbur, dhe nëse udhëhiqemi nga kjo logjikë, i bie që PPD duhet akoma të llogaritet një lojtar shumë I rëndësishëm në skenë, meqë është nënshkruese e Marrëveshjes së Ohrit. Për qytetarin, opozita është më se e nevojshme sepse paraqet katalizator të proceseve politike me një rol që të mbaj qeverinë në ankth duke kërkuar nga ajo llogaridhënie, aq më shumë, kur kemi parasysh premtimet e mëdha të Zaevit që joshën rreth 50 mijë shqiptarë.”



Loading...
Propellerads

Leave a Reply