Bashkëluftëtarët e Komandant Hoxhës: Je shndërruar në argat të LSDM-së

Ish luftëtarët e UÇK-së janë tejet të zhgënjyer nga Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxhës, duke thënë se ai është shndërruar në një argat të LSDM-së. Shumica e ish luftëtarëve ishin të dëshpëruar nga depërtimi i LSDM-së në elektoratin shqiptar, duke theksuar historikun anti shqiptar të kësaj partie me plot raste skandaloze ku janë keqtrajtuar e vrarë shqiptarët kur kjo parti ka qenë në pushtet. Paraprakisht, ish luftëtarët reaguan ndaj LSDM-së edhe për kauzën e homoseksualëve, ndërsa tani pyesin se si ka mundësi që ‘Komandant Hoxha’ të jetë në një vijë me homoseksualët. Pa reagime nuk kaloi as vizita e Muhamed Zekirit-‘Mukit’ gjatë fushatës parazgjedhore në fshatin i cili ishte simbol i rezistencës së armatosur në konfliktin e 2001-shit. Ish-luftetari i UÇK-së, Muharrem Asani në një status të profilit të tij, mbi viziten e ‘Mukit’ në Tanush shkroi, “VAJTI PËR LESH, POR U KTHY I QETHUR”.

 

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply