AVOKATI I BOGOEVSKIT: GJYKATA VËRTETOI SE AHMETI DHE XHAFERI KANË MARRË MITO

Epilogu i gjykimit për rastin Magjar Telekom në Nju Jork është dëshmi se Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë mito prej 7,5 milion eurosh për ti siguruar monopol operatorit telefonik “Telekom”, vlerëson avokati i ish shefit të Shërbimit Sekret Sllobodan Bogoevski i cili ishte dëshmitari kyç në këtë proces. Sipas avokatit Valentin Zafirov, marrëveshja e arritur mes drejtorëve të akuzuar të Telekomit dhe Gjykatës është dëshmi se ata i kanë pranuar të gjitha provat dhe deklaratat e dhëna në proces duke përfshirë këtu edhe atë të Sllobodan Bogoevskit në të cilën ai shpjegon se si Musa Xhaferi, Ali Ahmeti dhe Vllado Buçkovski kishin marrë ryshfet nga drejtorët tashmë të dënuar nëpërmjet afaristit grek, Dimitris Kondominas.

“Kjo tekstualisht donë të thotë se të dy të akuzuarit janë fajtor sepse e kanë pranuar fajësinë, për të patur marrëveshje duhet që paraprakisht ta kenë pranuar fajin, faktet dhe argumentet e dhëna në proces. Pranimi donë të thotë se i kanë pranuar të gjitha faktet  e prezantuara paraprakisht në proces. Do të të thotë se pohimi i Bogoevskit është pranuar nga dy të akuzuarit të cilët, faktet janë vërtetuar kanë pasi bërë marrëveshje në Gjykatën e Nju Jorkut, që don të thotë se atë që e ka thënë është fakt i vërtetuar”, ka deklruar për TV SHENJA, Valentin Zafirov, Avokati i Sllobodan Bogoevskit.

Zafirov kujtoi se para Prokurorisë Themelore të Shkupit tashmë ka një proces, por se lënda është bllokuar qëllimisht, për shkaqe politik. Ai vlerëson se vendimi i JuJorkut është pikë shumë e mirë e nisjes së hetimeve në Shkup kundër politikanëve të Maqedonisë.

“Aq sa e kam të njohur unë, pasi kemi marrëveshje bilaterale me SHBA-të, të gjitha këto fakte, kjo marrëveshje në mënyrë ligjore do të dorëzohen tek shteti ynë, dhe tek Prokuroria Publike, dhe mendoj se më pas Prokuroria Publike, se Prokuroria e Zvërlevskit nuk do të ketë më mundësi për kalkulime dhe do ta ketë patjetër ta vazhdojë procedurën, por në shtetin tonë, gjithçka është e mundur”, ka shtuar ai.

Në tetor të vitit të kaluar, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi paditën Sllobodan Bogoevskin për shkak të deklaratave të dhëna në Gjykatën e Nju Jorkut. Por as Xhaferi e as Ahmeti nuk u paraqitën asnjëherë në gjykatë për tu ballafaquar me Bogoevskin. Nëpërmjet avokatëve të tyre kërkonin dëmshpërblim prej  5,5 milionë denarësh për shpifjet dhe fyerje duke vlerësuar se Bogoevski ka dhënë deklaratë në një zyrë noteri në Shkup e jo në ambasadën e Amerikës siç pohon Bogoevski.

Dje Komisioni Amerikan për letra me vlerë njoftoi se ish drejtorët e Maxhar Telekomit Eleg Shtraub dhe Andras Balog kanë pranuar të kenë dhënë mitë për të blerë tregun e Maqedonisë dhe janë pajtuar të paguajnë  gjobë prej 400 mijë dollarësh amerikan së bashku. Atyre u është ndaluar edhe kryerja e detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme.

Avokati i Bogoevskit: Gjykata vërtetoi se… by tvshenjaofficial



Loading...
Propellerads

Leave a Reply