Asnjë televizion nuk i merr “Stupcat” për këtë fundvit, kjo është arsyeja

Jemi mësuar që në çdo fundvit ata t’i shohim në ekranet televizive duke na argëtuar me humorin e tyre.

Por këtë vit grupin humoristik “Stupcat” nuk do t’i shohim jo vetëm në ekranet televizive por as në skeçet që dikur nxirrnin përmes DVD apo Youtube.

Duket se arsyeja e mospranisë së tyre në asnjërin nga televizionet kosovare është çmimi i lartë që ata i kanë vënë vetes, shkruan Magazina.al.

Ditë më parë Magazina.al, kishte raportuar se “Stupcat” i kishin kërkuar mijëra euro televizionit publik për të qenë pjesë e emisionit festiv të fundvitit, RTK-ja i kishte refuzuar duke e konsideruar si një shumë mjaft të lartë dhe të papërballueshme për ta.

Kështu “Stupcat” duke ia rritur vetes çmimin, e kanë “bojkotuar” veten duke mos qenë pjesë e programeve festive.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply