Arti shpjegon se çka deshi të thoshte me shkrimin e lënë në foton me Nexhmije Pagarushën (Foto)

Kësaj fotoje, ai ia la një shkrim, që ishte thumbim për koleget e tij, por,që në fakt u keqkuptua nga njerëzit, shkruan lajmi.net

Në shkrim, ai tha se kur “këngëtaret” e sotshme të vijnë në moshë të Nexhmijës nuk do të dëshirojë askush të bëj fotografi me to.

Ky shkrim u komentua nga njerëzit të cilët mendonin që Arti ka thënë për operacionet plastike që po i bëjnë këngëtaret.

Por, e vërteta qëndron ndryshe.

Arti ka shpjeguar se fjala është për anën artistike që i dallon shumë Nexhmijen dhe këngëtaret e reja.

Pra, Nexhmija pas vetes ka një ‘bagazh’ të madh me vepra artistike ndërsa këngëtaret e sotshme janë vetëm të momentit!

Me këtë, ai la të nënkuptohet se kur këngëtaret e reja të arrijnë në pleqëri nuk do të njihen nga gjenerat e reja që do vijnë, pasi nuk po lënë hite./Lajmi.net/

screenshot_2screenshot_3



Loading...
Propellerads

Leave a Reply