Armin Braimi:Tradhëtinë që ia bëtë Gostivarit, do ta paguani shtrenjtë!

Ish ushtari i UCK-se ka nje mesazh per BDI-ne e Gostivarit:

Dielli lindi sërish në Gostivarin që ne e bëmë të parin që nga 2001! Dielli ngroh, por jo më si më parë! Ne sot ndjehemi më të vetmuar se kurrë! Ne sot ndjehemi jetim, pikërisht nga ata që u dham shumë! Ne u besuam juve aq shumë, e ju thikë mbas shpine!
Zgjedhjet e fundit parlamentare, ne fituam në Gostivar, kur ju gjithëandej humbët. Ne mbrojtëm amblemën e BDI-së, kur ju ishit bërë gati kush do të merr poste në qeveri me VMRO! Ne nuk e lejuam, edhe pse sot çmimin e paguam! Ne jemi Gostivari, i pari prej kur komandant u emërua Tahir Sinani! Ne do mbetemi me amblemën e UÇK-së, e ju vraponi pas karrikeve! Tradhëtinë që ia bëtë Gostivarit, do ta paguani shtrenjtë!
Po! Pikërisht Gostivari ka varrosur shumë liderë partiak! Rradha është e juaja! Kalaja filloi të shembet nga Gistivari! Shembjen e ndjeni edhe ju, dhe frika sot ua drith qerpikët e syrit! Mbi 10 mijë vota do i keni gjithmonë MË PAK!
Ju nuk e tradhëtuat Nevzat Bejtën!
Ju e tradhëtuat bastionin e BDI-së!
Ne falim, por nuk harojmë!
Mirë u pafshim në humbjen e rradhës, komandant!
Të fala nga unë, Armini, ish ushtari, mërgimtari!



Loading...
Propellerads

Leave a Reply