Arkivat, nisin inspektimet nga Administrata Shtetërore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u bë Inspektorati i gjashtëmbëdhjetë shtetëror në Shqipëri dhe do të inspektojë administratën mbi punën me dokumentet. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari. Bido falenderoi në mënyrë të veçantë Inspektorin e Përgjithshëm, i cili ka qenë mbështetës për të formalizuar inspektimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Ai theksoi se “jemi të gatshëm të nisim inspektime të mirëfillta nga Administrata Shtetërore. Së pari Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është komode në këtë drejtim, sepse inspekton institucionet shtetërore në mënyrën se si ruajnë dokumentacionin, që nga formati i dokumentit zyrtar i cili është miratuar me rregulloren të publikuar vetëm pak ditë më parë, në mënyrën e përpunimit të këtij dokumentacioni, dhe në dorëzimin final, në arkivën e përhershme. Krijimi i këtij inspektorati dhe inspektimi i mirëfilltë, i formalizuar dhe i organizuar online mundëson që të vendosen në kushtet e përgjegjësisë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë punë në bazë të tyre me dokumentet”. “Arkivi, dokumenti është shteti. Pa këto nuk ka administratë.

Pa këto nuk ka administratë. Një institucion është akti administrativ që ai prodhon. Inspektimi që ne do të nisim do të jetë sipas ligjit, i qartë , i plotë në mënyrë që të shmanget abuzimi që ndodh me dokumentacionin arkivor”- tha Bido. Inspektori i përgjithshëm, Hajdari tha se : “inspektorëve të Arkivit të Shtetit ju bë trajnimi për ta kryer inspektimin me dokumentet standarde të formalizuara, ku sot u bë dhe shpërndarja e kartave të inspektimit që i bën inspektorët shtetëror me atribute ligjore , gjithashtu Hajdari u berri thirrje të gjithë bizneseve dhe enteve publike që janë objekte të kontrollit e të gjithë Inspektorateve Qendrore që ti krijojnë inspektorëve të gjitha mundësitë dhe kushtet për të bërë inspektimet ligjore, dhe mos të lejojnë inspektimet e paligjshme.

12 korrik 2017 (gazeta-shqip.com)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply