Arian Çani nuk ik nga Shqipëria. Ishte në gurbet, por u kthye në Shqipëri dhe u bë milioner

E provoi nje here kurbetin kur sa kishte mbaruar fakultetin iku ilegalisht ne France. Jetonte e punonte me disa arabe ne nje geto te Parisit si hamall ne nje supermarket te ushqimeve hallall por nuk ndenji shume e u kthye i raskapitur.
E cuan mesues frengjishteje ne nje fshat te braktisur andej nga Dropulli i Gjirokastres por edhe nga andej iku me emergjence dhe mberriti ne Tirane. Bridhte redaksive te gazetave te vitit 1995 dhe vetem botuesit Nikoll Lesi iu dhimbs ndaj e mori ne pune. Me pas shkoi te Gazeta Shqiptare e Carlo Bollinos e meqenese bente nje jete plot sakrifica dhe vuajtje pa fund, filloi edhe transmetimin e nje programi nate ne nje radio lokale. Jetonte ne konviktet e qytetit Studenti, lahej rralle dhe rralle ushqehej. Derisa nje dite te bukur pranvere iu kundervu kryebashkiakut frikacak te Tiranes Edi Rama duke e sulmuar dhe atakuar sistematikisht. Bashkia u detyrua ta llogariste ne refenene e saj dhe Arjan konviktori bashke me Genci ndertuesin perlajne nje leje ndertimore per nje pallat. Raskapitjet e Çanit moren fund, nga konviktor legjendar behet me apartament te ri duke mos shpenzuar asnje qindarke. Kjo lloj meseleje e joshi prej kodoshi dhe gazetaria gjobvenese u kthye ne ritin e tij profesional. Beri leke, gjeti nuse, u be prind, filloi programin televiziv, u konvertua nga i majte radikal ne te djathte ekstremist…
U pasurua frikshem! Sot kur pronari i tv Klan Aleksander Frangaj ia ka mbledhur sumen dhe ia ka qepur gojen, Jarani i Zones se Lire nuk shan dot as lali Erin e as Edi Ramen. Nuk ka nevoje Frangaj te gjobise Arjani nga ekrani i tij, Frangaj i ujdis vete punet me pushtetin.
Ndaj kur degjoni kete bandill te gazetarise shqiptare qe kercenon sikur do largohet nga Shqiperia, mos e besoni. Si mund te largohet nje njeri qe fiton 30 milione leke cdo mua duke tallur e intimiduar gjithe dynjane?
Emigroi jashte kur ishte 24 vjeç dhe deshtoi, tani qe ka shkuar 60 vjeç e nuk ka me takat, nuk i punon asgje pervecse instiktit te djallezise, cfare mund te beje ky malukat ne Perendim?
Atje nuk e njeh askush, nuk i rendon fjala, nuk gjobit dot njeri, nuk ka takat per pune fizike, nuk tremb askend, eshte i pavlere. Ndaj mos e besoni kur bertet si kurva qe shan komshien perballe me fjalen “kurve!” sepse nuk e ka seriozisht. Thjesht kerkon tu nxise ju te tjereve te largoheni se per veten dhe familjen i ka punet ne terezi. Dhe mos harroni, une e njoh shume mire Arjan Çanin. Eshte frikacak. Nuk ben dot asnje veprim me koken e tij. Ka frike, frike prej Aleksander Frangajt dhe frike prej gruas se tij. Eshte pa identitet, eshte dembel, eshte medioker. Dashuron lekun por Leku nuk e dashuron Jaranin!!!
Nga Bledi Mane
Funddimri, Moske 2017



Loading...
Propellerads

Leave a Reply