Apple ka probleme me iPhone 8

Raportet më të reja sugjerojnë se lansimi i iPhone 8, emri jo zyrtar i përdorur për të përshkruar telefonin e ardhshëm të mençur të Apple, mund të shtyhet.

Raportet sugjerojnë se kompania është duke u përballur me probleme në zinxhirin e furnizimit dhe teknikës, për shkak të integrimit të skanerit të gishtërinjve në ekran.

Gjatë gjithë kohës, Apple kishte thënë se do të ketë presion mbi furnizuesit e saj dhe punonjësit që të telefoni të dalë në treg me kohë, në muajin shtator.

Analisti i KeyBank Capital Markets, Andy Hargreaves u ka thënë investuesve kësaj jave se sensori për gishtërinj nuk është duke punuar si duhet dhe partnerët furnizues të Apple po punojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ai tha se Apple dhe furnizuesit e saj kanë vetëm edhe disa javë për të rregulluar problemin, ose do të përballen me shtyrjen e lansimit të pajisjes.

Por, analistët Wamsi Mohan dhe Stefano Pascale thonë se iPhone 8 mund të shtyhet për tri deri në katër javë, ndërkohë që Apple mund të përballet me opsionin për largimin e sensorit për gishtërinj./Arbresh.info/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply