Anketat të fundit tregojnë fitues BILALL KASAMIN në Tetovë

BDI e humb Komunën e Tetovës me cilin do nga dy kandidatët të garojë. Këtë e dëshmon një anketë e brendshme e porositur nga BDI për nevoja të partisë, të cilën në redaksinë tonë e ka dërguar një anëtarë i kësaj partie që është angazhuar në qendrën analitike të BDI-së. Rrezultatët siç thuhet në porosinë dërguar nga ky anëtar, kanë shkaktuar dëshpërim dhe përplasje në organet e partisë. Sipas anketës së realizuar nga një agjencion profesional me porosi të BDI-së, kjo parti ka rrejting më të ulët se Lëvizja BESA për 2.3% në Komunën e Tetovës. Në pyetjen se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 15 tetorit, më së shumti qytetarë apo 24.9 për qind janë përgjigjur për Lëvizjen Besa, ndërsa vetëm 22.6 për qind për BDI-në. Rrezultat më të dobët në këtë anketë ka shënuar kryetarja aktuale Teuta Arifi në pyetjen se për cilin kandidat do të votoni. Ajo ka marë vetëm 18.4% të votave të të anketuarve, ndërsa kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka fituar gati 10% më shumë se Arifi. E njëjta pyetje është bërë edhe me një kandidat tjetër të BDI-së, Hajrulla Hasani. Por edhe në këtë pyetje fitues ka dal Bilall Kasami i Besës edhe pse me një rrezultat pak më të ngushtë përballë Hasanit. Kasami në këtë pyetje ka fituar 24.6%, ndërsa Hasani 22.9%. Në anketë vërrehet një rënie e rejtingut të Aleancës për Shqiptarët në pyetjen e kandidatëve, si dhe rënie të LSDM-së dhe ngritje të VMRO-DPMNE-së tek maqedonasit në pyetjen për partitë, krahasuar me rrezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply