Anketat e IRI-t nxori Besën të parën, anketa e institutit nga Beogradi nxjerr BDI-në

Institutit M-Prospekt me seli në Beograd ka zhvilluar një anketë të re lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoni. Sipas kësaj ankete, VMRO-DPMNE ka rejting prej 24.5 për qind, kurse LSDM 23.7 për qind. Për dallim prej anketës së institutit amerikan IRI, që Lëvizjen Besa e nxori të parën bashkë me BDI-në (me nga 7 për qind), ky institut nga Beogradi të parën e nxjerr BDI-në me 8.5 për qind, kurse Lëvizjen Besa me 3.7 për qind. Aleanca është plasuar e treta me 1.8 për qind, kurse PDSH e katërta me 0.9 për qind. 30 për qind e të anketuarve nuk kanë treguar se cilën parti do ta votojnë. Anketa është realizuar prej 10 deri 15 maj.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply