Althauzer godet Ivanovin: Sa më i madh armiku, aq më i madh nderi për mua

“Sa më i madh armiku, aq më i madh nderi për mua”. Kështu është përgjigjur ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, në pyetjen se si i komenton deklaratat e djeshme të presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën ai e ka akuzuar se transmeton gënjeshtra dhe të pavërteta për Maqedonisë, dhe si rezultat i kësaj, MPJ e Gjermanisë dërgon komunikata të këqija.

Këtë koment Althauzer e dha në gjuhën maqedonase pasi theksoi se dje ka qenë një ditë e rëndësishme për Maqedonisë.

Ajo ka shtuar se Gjermania është vend mik i Maqedonisë dhe se është e gatshme të vazhdoj të ndihmoj Maqedonisë.

“Personalisht kam raporte të shkëlqyeshme profesionale me presidentin si dhe me politikanë tjerë nga ky vend. Puna ime në Berlin është e vlerësuar lartë nga ministri i punëve të jashtme dhe na kancelari dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Berlin”, deklaroi Althazuer, përcjell SHENJA.

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply