Ali Ahmeti është i sigurt nga terroristët e VMRO-DPMNE-së, ai u frikësohet shqiptarëve!

Pyetje të shumta lindën natyrshëm në opinion për mungesën e Ali Ahmetit në seancën e Kuvendit, pas dhunës që u ushtrua nga huliganët e VMRO-DPMNE-së, e sidomos pas deklarimit të përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së se kanë qenë në dijeni të skenarit ku përfshiheshin përleshjet. “Çështje sigurie”, ishte sqarimi i deputetëve të BDI-së për mungesën e liderit të tyre, edhe pse asnjërit prej deputetëve të BDI-së nuk u mungonte as një fije floku. Rikujtojmë opinionin se ishin përfaqësuesit e BDI-së, me në krye Ali Ahmetin, që u sulmuan me gurë në Kumanovë nga shqiptarët, shkaku i pakënaqësisë ndaj BDI-së dhe vrasjes së Komandant Shqiponjës. Është e qartë se shkaku i të bëmave të tyre, BDI është e preferuar për terroristët e VMRO-DPMNE-së dhe si rrjedhojë, është e sigurt nga ato. Po pikërisht shkaku i të bëmave të tyre, BDI dhe Ali Ahmeti u frikësohen shqiptarëve, pasi tradhtitë e njëpasnjëshme e bënë partinë e tij të përgjysmohet në vota në zgjedhjet e fundit. Më poshtë, mund të ndiqni edhe detajet e zhvillimeve në Kumanovë:

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply