‘Aktivistët e BDI-së për BESËN: Na keni thyer në palcën kurrizore!’

“Komunikimin e ndërsjelltë e kam parim. Çdonjërit që më ka telefonuar dhe shkruar i kam kthyer përgjigje, pavarësisht e kam mik ose të panjohur. Ditëve të fundit aq shumë veta më kanë thirrur dhe dërguar porosi sa që e kam pasur të pamundur që tju kthej përgjigje. Sinqerisht, kërkoj ndjesë sepse nuk është në natyrën time që të mos përgjigjem. Ajo që më se shumti më ka befasuar, nuk janë urimet e shumta për suksesein e Lëvizjes BESA, respektivisht Koalicionit “Rilindje me BESË” por urimet e oponentëve tanë politikë nga të gjitha partitë, gjë që tregon emancipimin politik të shqiptarëve. Ajo që është më e çuditshme është dërgimi i urimeve dhe përgëzimeve nga vetë njerëzit që janë brënda strukturave të BDI-së. “Urime fitoren, jemi befasuar, na keni goditur dhe thyer në palcën kurrizore, nuk e kemi pritur që jeni kaq të fortë, BDI ka përfunduar, Lëvizja BESA është alternativa e së ardhmes”. Kjo e fundit është një dëshmi tjetër se zgjënimi i shqiptarëve nga BDI vazhdon edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe se kjo rënie drastike e BDI-së në mënyrë të pashmangshme rezulton me rritjen e mbështetetjes së Lëvizjes BESA“, – ka shkruar anëtari i kryesisë në Lëvizjen BESA, Adnan Azizi.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply