Ahmeti dhe BDI disa here premtuan zgjidhjen e statusit të UÇK-së, ua morën votat, pastaj i harruan (VIDEO E RRALLË)

Ditë më parë, edhe zv/kryeministri Hazbi Lika, kishte thënë se në këtë mandat qeverisës të BDI – LSDM dhe Aleancës nuk është paraparë zgjidhja e statusit të ish – ushtarëve të UÇK-së

Një video të rrallë ka siguruar Almakos ku mund të shikoni kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, se si para shumë vitesh ka deklaruar që ish – ushtarët e UÇK-së, se statusin e tyre do ta zgjidh për 10 ditë. Mirëpo edhe pse kanë kaluar 16 vite nga lufta e vitit 2001, statusi i UÇK-së jo që nuk është zgjidhur, por BDI as që e permend më këtë çështje.

Ata sot janë pa statusin e tyre të zgjidhur si veteranë lufte, nuk ka status të zgjdhur të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Janë me dhjetëra ushtarë që kanë ikur jashtë vendit duke mos parë një të ardhme të ndritur dhe perspektivën e qartë, edhe pas luftës së vitit të 2001.

Ditë më parë, edhe zv/kryeministri Hazbi Lika, kishte thënë se në këtë mandat qeverisës të BDI – LSDM dhe Aleancës nuk është paraparë zgjidhja e statusit të ish – ushtarëve të UÇK-së.

Më poshtë mund të ndiqni videon nga deklaratat e funksionarëve të BDI-së, ku ndër vite kishin premtuar se do të zgjidhet statusi legal i ish – ushtarëve të UÇK-së:



Loading...
Propellerads

Leave a Reply