(VIDEO) PA NISUR BISEDIMET, NISËN PËRÇARJET NË BDI

Përplasje në BDI për postet qeveritare kanë shpërthyer ende pa filluar bisedimet për këtë çështje, raporton SHENJA. Brenda kësaj partie janë paraqitur disa grupe të cilat pretendojnë të kenë fjalën kryesore në përzgjedhjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë në Qeverinë e re. Një grup e përfaqësojnë ish funksionarët e kësaj partie nga qeveritë e kaluara të Gruevskit të cilët njëherësh mbajnë edhe postet më të larta në organet partiake. Grupi tjetër janë i ashtuquajturi grupi i afërt me LSDM-në ku bëjnë pjesë ish funksionarë nga koalicioni i parë LSDM-BDI. Në një anë janë gjithashtu edhe kryetarët e komunave të cilët nuk do të garojnë më në zgjedhjet e ardhshme lokale, në mesin e tyre edhe Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi, ndërsa edhe ministrat e rinj të Qeverisë teknike agjitojnë që të mbeten ministra edhe në Qeverinë e Zaevit. Ditëve të fundit ambicie kanë shprehur edhe i ashtuquajturi krahu i luftës, të cilët mësohet se përveç pozicioneve të rëndësishme kanë kërkuar që ta kenë edhe fjalën kryesore në përzgjedhjen e kandidatëve. Pakënaqësitë e para kanë shpërthyer nëpër rrjetet sociale dhe portale të afërta të njërës prej rrymave brenda BDI-së. Të gjitha këto zhvillime vijnë vetëm disa ditë para fillimit të bisedimeve të mandatarit Zoran Zaev me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për koalicionin e ardhshëm qeveritarë dhe ndarjen e posteve në të. Jozyrtarisht mësohet se takimi i parë mes Zaevit dhe Ahmetit do të zhvillohet nesër, ndërsa Zaev tashmë takoi Lëvizjen Besa në selinë e saj ku u testuan pozicionet fillestare të të dyja partive. Nga LSDM ndërkohë kanë paralajmëruar se pavarësisht rrjedhës së bisedimeve për Qeverinë, në Kuvend do të inicojnë propozimet e para ligjore të cilat vlerësohen si urgjente. Ligji i parë të cilin sot paralajmëroi kjo parti se do ta dorëzojë në procedurë parlamentare është propozim ligji për heqjen e testimit ekstern.
“Presim që me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore dhe nga ky vit të shfuqizohet tekstimi ekstern për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm. Premtuar se në mesin e prioriteteve tona të para do të jetë heqja e të ashtuquajturit projekt testimi ekster, që shkaktoi trauma te nxënësit, stres te prindërit dhe dënime për arsimtarët. Duam ti mbrojmë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe profesorët që nga ky vit, që të mos duhet të kalojnë nëpër golgotën në të cilën kaluan vite më parë”, ka deklaruar Stefan Bogoev nga LSDM.
Përveç kësaj, LSDM ka paralajmëruar se në afat sa më të shpejtë do të procesojë edhe propozim ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ligjin për pushtetin lokal me qëllim që tu zgjatet mandati I kryetarëve aktual të komunave dhe të shpallen zgjedhjet e ardhshme lokale më 15 tetor të këtij viti.

Pa nisur bisedimet, nisën përçarjet në BDI by tvshenjaofficial



Loading...
Propellerads

Leave a Reply