​MAQEDONIA NUK E KA DHËNË AS PROVIMIN E PARË TË DEMOKRACISË

Mbajtja e zgjedhjeve shumëpartiake, të lira dhe demokratike, është kushti i parë për një shtet demokratik.
Në Maqedoni asnjëherë nuk janë organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike:

– me këto lista të zgjedhësve, të falsifikuara dhe përplot me votues fiktivë;

– me lista të zgjedhësve, ku qytetarëve të huaj (nga shtetet fqinje) u jepet e drejta e votimit, ndërsa qytetarëve vendës, pa shtetësi dhe me punë të përkohëshme në botën e jashtme, u mohohet kjo e drejtë;

-me njësi zgjedhore numerikisht të pabarabarta, jo një njësi e vetme zgjedhore, siç i përgjigjet realitetit shumetnik të shtetit;

– pa lista të hapura të kandidatëve, që votuesve u mohohet e drejta për eliminimin e kriminelëve dhe agjentëve të huaj, edhe pse votuesit i njohin si delet e zeza;

– me komuna me popullsi joshqiptare, me 3-5 mijë banorë, me nga disa institucione publike, ndërsa komunat shqiptare me mbi 25-30 mijë banorë, pa asnjë institucion publik, por me buxhet të barabartë;

– me komuna të rasura në borxhe prej miliona euro, realisht të falimentuara, që promovojnë kandidatura (me para të vjedhura nga qytetarët) për mandate të reja të drejtuesve të dështuar, të cilët paraprakisht duhet të japin llogari për hajnitë, krimet dhe dështimet!
A ka kush t’i vajtojë këto kufoma të gjalla politike?
(10.VII.2017)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply